Elgit Doda reagon ndaj sherrit mes MatoLales dhe Noizyt

0

Diss-et dhe kundërpërgjigjet mes artistëve janë bërë mjaft të zakonshme në tregun muzikor shqiptar. Shpesh, artistët zgjedhin si mënyrë për të replikuar përmes këngëve, dhe një shembull i fundit është dhe diss-i i MatoLales ndaj Noizy-t, që u shoqërua më pas me një sërë përgjigjesh dhe kundërpërgjigjesh mes njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, kantautori Elgit Doda ka shkruar disa fjalë në rrjete sociale ku shprehet se nuk është aspak dakord me veprimet e të rinjve, por shton se duhet të përqendrohen në projektet dhe muzikën e tyre si dhe të japin kontributin e duhur në tregun muzikor shqiptar.

“Si një nga artistët që i përkas kësaj estrade, që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip hop-it nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë. Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendjeje sepse mund të ketë dhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon, bëni këngë të bukura, albume etj. Lërini sharjet e ofendimet se nuk ju çojnë kurrkund, përveçse ju marrin energjinë për të prodhuar.”, është shprehur Doda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu