Elida Bylyku/Mësuesja në prag pensioni, mendon se mund të japë ende për arsimin

0
Screenshot

Ndonëse për të ky është 7 marsi i fundit që e gjen në shkollë pasi për pak muaj del në pension mësuese Elida Bylyku nga Elbasani ndjehet ende se mund ti japë akoma më shumë arsimit dhe brezit të sotëm.Një profesion të cilin e trashëgoi nga nëna e saj dhe sot pas 34 vitesh ndjehet krenare për punën e saj në edukimin e brezave të tërë.

Në tre dekada e gjysëm ka punuar me brezin e teknologjisë,por edhe ata pas viteve 90-të ,të cilët ishin më të ndrojtur.Mësuese Elida bën një paralelizëm mes dy brezave.

Sipas Bylykut fëmijët duhen trajtuar me shumë respekt dhe dashuri pasi 34-vitet që ajo i ka dedikuar mësimdhënies kanë qenë shumë të bukura.

Screenshot

Lule,përqafime ,mirënjohje dhe fjalë zemre ishte dhurata më e vyer që mësuese Elida mori nga nxënësit e saj në ditën simbol të mësuesit./Infoweb Media