Elon Musk: Fabrikat e reja të Tesla-s po humbasin miliarda dollarë

0

MBRETËRIA E BASHKUAR- Miliarderi Elon Musk thotë se fabrikat e reja të Tesla-s në Gjermani dhe SHBA po “humbin miliarda dollarë” për shkak të mungesës së baterive dhe ndërprerjeve të furnizimit në Kinë. Ndërkohë që quajti fabrikat në Berlin dhe Austin të Teksasit “furra gjigante parash”.

Sipas BBC, bllokimi i Covid-19 në Kinë këtë vit, përfshirë Shangain ku Tesla ka një fabrikë të madhe, e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për prodhuesit operimin. Javët e fundit, Musk ka paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës në firmë.

“Të dy fabrikat e Berlinit dhe Austin janë furra gjigante parash tani. Fabrikat po humbasin miliarda dollarë tani. Ka një ton shpenzimesh dhe pothuajse asnjë prodhim,”-tha ai në një intervistë me Tesla Oëners of Silicon Valley, një klub i njohur nga kompania.

Musk tha se fabrikat janë munduar që të rrisin prodhimin që kur u hapën në fillim të këtij viti. Faqja e Tesla-s në Austin aktualisht prodhon një numër “të vogël” makinash, pjesërisht për shkak se disa komponentë për bateritë e saj ishin “ngecur” në një port kinez.

“E gjithë kjo do të rregullohet shumë shpejt, por kërkon shumë vëmendje”-tha Musk.

Autoritetet në Kinë mbyllën një numër qytetesh të saj në fillim të këtij viti në përgjigje të një rritjeje të infeksioneve Covid-19. Kufizime të ashpra u vendosën në lëvizjen e njerëzve dhe materialeve, duke përfshirë qendrën financiare, të prodhimit dhe të transportit detar të Shangait.

Sipas Musk mbyllja e Shangait ishte shumë e vështirë për Teslan, e cila thuhet se ndaloi pjesën më të madhe të prodhimit të saj në ‘gigafactory’ e saj në qytet për javë të tëra. Javën e kaluar, kompania rriti çmimin e të gjithë gamës së saj të makinave në SHBA me pothuajse 5%, pasi kostoja e lëndëve të para, duke përfshirë aluminin dhe litiumin, u rrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu