“Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këtë kohë”, Spiropali “përplaset” me deputetin e PD

0

Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absuerde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese

Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këtë kohë

Gazment Bardhi flet nga vendi.

Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash

Gazment Bardhi flet nga vendi.

Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial

Gazment Bardhi flet nga vendi.

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bëtë zakon, mos flisni nga vendi.

Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu