Elon Musk: Starlink tashmë i pranishëm edhe në Shqipëri

0

Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka dhënë sot lajmin e mirë se kompania e tij e internetit, “Starlink” ofron shërbime edhe në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, Musk shkruan se “Starlink tashmë është i disponueshëm edhe në Shqipëri”.

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tashmë është i disponueshëm në Shqipëri”, njofton vetë kompana.

Por çfarë është Starlink?

Starlink është shërbim interneti me shpejtësi të lartë dhe jo përmes fibrave optike, por direkt me lidhje satelitore.

Mijëra satelitë të vegjël janë hedhur në hapësirë nga kompania e Elon Musk, dhe mundësojnë internet me shpejtësi të lartë kudo në botë. Që dikush të ketë qasje në internet, duhet të ketë pajisjet e Starlink dhe më pas mund të aksesojë internetin nga çdo cep i Shqipërisë.

Çmimet mujore varjojnë nga 6.500 lekë të vjetra deri në 626,076 lekë në muaj që kryesisht përdoret për kompanitë e mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu