Emigrantët infektojnë me koronavirus familjarët, raste në Kurbin dhe Elbasan

0

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vendin tonë rezultuan pozitivë me koronavirus 52 persona.

Ndërsa ndër personat e infektuar kanë rezultuar edhe disa emigrantë. Raste janë regjistruar në Kurbin dhe janë familjarë të emigrantëve të ardhur nga Anglia dhe një çift të moshuarish.

Njëri nga të moshuarit kishte qenë i shtruar në spital në QSUT në Tiranë nga ku mendohet se është infektuar. Ndërkohë që në Lezhë është regjistruar një rast, që bëhet fjalë për një person kontakti të të infektuarve të mëparshëm.

Po ashtu edhe njëri prej rasteve në Elbasan është emigrant i ardhur nga jashtë shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu