Elbasan/ Dy raste të reja me koronavirus. Nga erdhi infeksioni dhe ku ndodhen vatrat

0

Vjen nga jashtë i infektuar me koronavirus, konfirmohen dy raste të reja në Elbasan

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan këtë të martë, duke e rritur numrin e të i infektuarve në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se rastet e reja janë një grua në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ndërsa rasti i dytë është i importuar nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 33 raste të reja duke e çuar në 1995 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 45 kanë humbur jetën./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu