Nëse deri dy vite më parë emigrantët përbënin peshën kryesore të blerjes së banesave dhe objekteve me vlerë në Elbasan, sot ata janë shndërruar në shitësit kryesor të tyre.
Agjentët imobiliar pohojnë se ka një tendencë në rritje vitin e fundit në Elbasan ku shihen emigrantë të interesuar për t’i shitur banesat e tyre të mbyllura.Pasi kanë krijuar një jetë në emigrim, ata kanë vendosur të blejnë shtëpi jashtë, pasi fëmijët e tyre refuzojnë të kthehen në Shqipëri.
Por edhe pse emigrantët po i nxjerrin në shitje banesat e tyre cmimet janë rritur ndjeshëm, dhe pak janë mundësitë nga ana e qytetarëve elbasanas për ti blerë.
Aktualisht një metër katror në Elbasan shkon deri në 1mijë euro .
Nga ana tjetër qyetarët elbasanas pohojnë se emigrantët nuk gjejnë asnjë mundësi për t’u integruar dhe përshtatur në Shqipëri, ndaj kanë vendosur t’i shesin shtëpitë e tyre dhe të investojnë në vendet ku jetojnë e punojnë prej vitesh.
Elbasani është një qark në të cilin numri i emigrantëve është relativisht i lartë.Deri tani ata kanë mbajur peshën kryesore ne ekonominë lokale, pasi kanë qënë kontributorët kryesorë në mbajtjen e familjeve në këtë qytet.