EMRAT/ Dhunohet anëtari i Këshillit Bashkiak në Sarandë, autorët e pritën në shëtitore dhe…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, teksa një anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar është dhunuar.

Enea Vasili, përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është dhunuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga shtetasit Gentjan Papagjika, 44 vjeç dhe Lulëzim Tabaku, 35 vjeç, te dy banues në Sarandë e me precedente penalë.

Policia i ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu