Një shqiptar i dënuar për grabitje, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, është arratisur nga burgu i Dozzas në Bolonja, duke vënë në alarm autoritetet italiane.
Sipas raportimeve, Mneraj gëzonte regjimin e gjysmëlirisë, por pasi iu komunikua revokimi i këtij privilegji, ai u zhduk pa lënë gjurmë gjatë transferimit në seksionin e brendshëm të burgut.
Një nga hipotezat është se ai përfitoi nga një moment pakujdesie i gardianëve, duke kaluar përmes një dere të hapur.
Policia ka shpërndarë fotot dhe të dhënat e tij në të gjitha organet e rendit, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë intensifikuar.
Arratisjet nga ky burg janë jashtëzakonisht të rralla, me rastin e fundit të raportuar në vitin 2011.