EMRI/Arrestohet një tjetër mbështetës e Berishës, Policia: Theu dyer e dritare te PD

0

Policia e kryeqytetit ka identifikuar dhe arrestuar një 54-vjeçar, të identifikuar si Lefter Seleni, i cili akuzohet se ka kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 janar te selia e PD.

Sipas njoftimit të policisë, Seleni akuzohet se, gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta. Ndaj tij rëndojnë akuzat: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

DVP Tiranë / Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike. Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari, Lefter Seleni, i cili është përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç. Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu