EMRI/ Dyshohet si autori i disa vjedhjeve, arrestohet 47-vjeçari në Lezhë

0

Shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Lezhë, pasi akuzohet si autor i katër vjedhjeve.

Sipas informacioneve të policisë, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës janar-prill 2024.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu