Me urdhër të SPAk ëhstë arrestuar mbrëmjen e sotme ish-deputeti socialist Jurges Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Psaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se është arrestuar edhe Ahmet Masha sëbashku me Çyrben. Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim.
Më herët SPAK zbardhi dhe akzuat që rëndojnë mbi ish-socialistin Çyrbja të cilat janë: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Njoftimi:
Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.