EMRI/ Operacioni i SPAK, arrestohet zv.Drejtori i Burgut në Elbasan, akuzohet për lidhje me familjet kriminale

0

Kanë dalë detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK  në kuadër të “Plumbit të Artë” që po zhvillohet në tre qytete si Elbasani, Durrësi dhe Tirana.

Në pranga është vënë edhe zv.Drejtori i Burgut të Bradasheshit, Martin Musaj, pasi dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale në qytetin e Elbasanit.

Musaj është shkarkuar nga detyra pas arrestimit.

Ndërkohë gjatë operacionit në Elbasan është ekzekutuar edhe masa “arrest shtëpie” edhe për ish-gjyqtaren Pajtime Fetau.

Mësohet gjithashtu se ka disa urdhërarreste edhe për familjarë të fiseve kriminale që operojnë në qytetine  Elbasanit.

Aksioni i SPAK vjen pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC dhe pas dëshmive të bëra nga të penduarit e drejtësisë.