(Emri) Tentoi të vrasë gruan me thikë, arrestohet 51-vjeçari

0

Ylli Sheu 51-vjeç është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu njoftojnë se 51 vjeçari pasi e ka dhunuar bashkëshorten ka tentuar ta godasë dhe me thikë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe tentoi të godasë me mjet prerës bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu