EMRI/ U raportua se humbi jetën në aksident në Itali, shqiptari u godit më kaçavidë nga bashkëatdhetari

0

Policia italiane ka zbardhur vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar, Ilir Dervashi, për të cilin ditën e djeshme u raportua se humbi jetën në një aksident automobilistik.

Pas kryerjes së trupit nga mjekët, plagët që shqiptari kishte në bark nuk ishin të një ato të një aksidenti, por kishim të bënim me një vrasje.

Sipas mediave italiane, Dervashi ka gjetur vdekjen pasi është goditur me kaçavidë.

Autori dyshohet se është drejtuesi i automjetit, një tjetër shqiptar i identifikuar si Miri Gurra, 34-vjeç, i cili është arrestuar nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa hipoteza fillestare është mundësia e një debati mes dy shtetasve shqiptare teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu