Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Arsimit kanë shkuar sot në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, ku po dyshohet se edukatorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmiut 3 vjeçar.
Nga Inspektorati i Arsimit thonë se i morën të dhënat dhe se po e kryen punën e vet, ndërkaq për detaje të tjera deklaruan se janë organet tjera.
Zëdhëndësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it, se policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me rastin dhe ende është faza fillestare e hetimit.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë ditës pret raportet dhe se inspektorët e arsimit janë në çerdhen ku është ushtruar dhunë ndaj një fëmijës 3-vjeçar.
“Inspektorët e arsimit tashmë janë aty. Pres që të merren të gjitha masat. Jam tejet e shqetësuar, duket se ky nuk është rast i izoluar. Shihet se janë më shumë se një person që kanë qëndruar indiferënt ndaj rastit”, deklaroi ajo.