“Ëndërr në Papafingo”, komedia e zezë e regjisorit Leka Bungo, pas suksesit në teatrin e Bylisit në Fier, është rikthyer këtë fundjavë në teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Shfaqja sjell realitetin e viteve ‘70 dhe përmes satirës, përcjell mesazhe për një kohë që nuk duhet të kthehet më.Personazhet përpiqen të përfitojnë përmes biografisë, ndërsa protagonistja lufton për lirinë. Situatat që mbajnë mbërthyer publikun në teatër, prekin dhe problemet e sotme të shoqërisë shqiptare.Vetë aktorët flasin për përjetimet e tyre në skenë dhe mikpritjen e spektatorit elbasanas.
Komedia, që vjen me një kast të përzgjedhur aktorësh është bashkëpunim i teatrit Bylis dhe Skampa.