Endri Shabani:“Mandati i tretë i Ramës shqetësues, jemi më pranë autokracisë se kurrë”

0

Kryetari i partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani, ka qenë i ftuar në Fax News, për të folur lidhur me situatën politike në vend pas konfirmimit në detyrë të qeverisë “Rama 3”. Gjatë fjalës së tij, Shabani tha se fakti që Rama mori një tjetër mandat, do të sillte shqetësime të mëdha sa i përket krijimit të një forme “autokracie”.

Shabani tha se kjo ishte diçka e rrezikshme duke marrë parasysh se nuk kishte ndodhur më parë, gjithashtu shtoi se nuk kishte një institucion që mund ta kontrollonte.

Autokracia sipas tij është një fenomen që shfaqet edhe në partitë e tjera politike, ku liderët e këtyre partive nuk lejonin mednime ndryshe dhe nuk respektonin organet kolegjiale.

Më poshtë, Shabani, vuri theksin edhe tek 3 pikat që ai dhe partia që kryeson i sheh si më të rëndësishmet:

1- Pabarazia, në ekonomi dhe në mundësi, pra fëmijët e disave kanë shanse të jashtëzakonshme në jetë, ndërsa pjesa tjetër nuk arrin dot të akomodojë fëmijët e tyre. Këtë nuk e kemi parë të artikuluar as nga PD as nga PS.

2- Autokracia, të 3 partitë e vjetra nuk janë ndryshe nga njëra-tjetra në mënyrën e qeverisjes, qoftë edhe brenda partisë. Pra nuk kanë respekt as për rregullat e brendshme të partisë. Ne jemi kundër kësaj se e kemi parë ku na ka sjellë autokracia.

3- Ka nevojë për të folur më tepër për solidaritetin kombëtar, jo për nacionalizmin shovinist, por për traditën tonë, për atë që na bëjnë të jemi bashkë si shqiptarë. Këtë nuk e kam parë tek politikanët tanë të cilët përpiqen të hiqen si globalistë të mëdhenj.

Kryetari patisë “Nisma Thurje”, Endi Shabani

Është shqetësues fakti që Edi Rama është rikonfirmuar për një mandat të tretë, për faktin se më parë asnjë prej kryeministrave nuk ka qëndruar aq gjatë. Nuk ka një sistem kufizues për qeverinë, pra parlamenti nuk bën asnjë kontroll mbi ekzekutivin. Sepse janë një. Ashtu sic nuk kemi një kontroll të PS mbi Edi Ramën, nuk kemi një kontroll të medias mbi qeverinë, apo të gjyqësorit mbi ekzekutivin.

Në një situatë të tillë jemi më pranë se kurrë autokracisë. Më e rrezikshme është se një pjesë e qytetarëve janë zhgënjyer nga demokracia, nuk kanë besim tek vota, tek ky sistem politik i ndërtyuar prej 30 vitesh. Në situata të tilla e vetmja gjë që mund të na mbrojë, janë forcat e jashtme që mund të ndalojë Edi Ramën të aplikojë formën e autoritarizmit të plotë.

Të gjithë forcat në një shoqëri konkurrojnë me njëri tjetrin sa i përket politikë. Ne nuk i kemi bërë oponencë Lulzim Bashës apo opozitës, thjesht kemi folur për atë që e mendojmë si të vërtetë. Monopolizimi që njëri ka opozitën e tjetri ka qeverinë nuk mund të vazhdojë, secili e ka mundësinë të jetë opozitar.

Para se të jem aktivist politik, jam qytetar dhe dua që gjërat të ecin në rregull. Kur e shohim se njerëzit bien në një pesimizëm dhe mendojnë se nuk bën punë dhe nuk besojnë tek politika atëherë këtu ka një problem.

Ne nuk e kemi parë ndonjëherë veten në pozitën e zëvendësimit të PD-së. Kemi identifikuar 3 probleme kryesore.

Pabarazia, në ekonomi dhe në mundësi, pra fëmijët e disave kanë shanse të jashtëzakonshme në jetë, ndërsa pjesa tjetër nuk arrin dot të akomodojë fëmijët e tyre. Këtë nuk e kemi parë të artikuluar as nga PD as nga PS.

Autokracia, të 3 partitë e vjetra nuk janë ndryshe nga njëra-tjetra në mënyrën e qeverisjes, qoftë edhe brenda partisë. Pra nuk kanë respekt as për rregullat e brendshme të partisë. Ne jemi kundër kësaj se e kemi parë ku na ka sjellë autokracia.

Ka nevojë për të folur më tepër për solidaritetin kombëtar, jo për nacionalizmin shovinist, por për traditën tonë, për atë që na bëjnë të jemi bashkë si shqiptarë. Këtë nuk e kam parë tek politikanët tanë të cilët përpiqen të hiqen si globalistë të mëdhenj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu