Ëndrrat e paralajmërojnë për çdo gjë/ Gruaja rrëfen historinë tronditëse që i ndodhi

0

 

Një grua nga Tirana ka sjellë një rrëfim të pazakontë dhe tronditës njëkohësisht. Duke folur për News 24 ajo ndau detaje nga jeta e saj dhe tha se ëndrrat e kanë paralajmëruar për çdo gjë që i ndodh. Madje një ëndërr e ka paralajmëruar për një nga ngjarjet tronditëse të jetës së saj, vdekjen e të atit.

Ajo tha: Pashë një ëndërr të frikshme, do të shkoja në një ceremoni të rëndësishme, isha veshur e gjitha me të zeza, pas 12 ditësh kuptova që kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vdekjen e babait tim.
Një tjetër vajzë ka rrëfyer gjithashtu rastet kur ka arritur të parashikojë në ëndërr ngjarje të rëndësishme dhe është konsultuar me njerëz që në gjuhën popullore njihen si fallxhorë apo parashikues fati.

Në lidhje me këtë, psikologia Fleura Shkëmbi tha: Njerëzit janë të prirur të shkojnë drejt këtyre personave që hedhin fall kryesisht kur gjenden në momente të vështira, kur ka diçka që ne nuk arrijmë ta pranojmë, apo kemi frikë. Këta persona rrezikojë varësinë dhe komandimin e jetës së tyre nga dikush tjetër. Për sa i përket ëndrrave që tregojnë gjithçka ashtu si ndodh në realitet nuk mund të flasim pasi nuk e kemi të vërtetuar shkencërisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu