Rama përzë gazetaren pa maskë, ja reagimi i saj

0

Ditën e sotme ndodhi një incident midis kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së Fax News, Edona Haklaj gjatë një transmetimi direkt. Kryeministri Edi Rama i kërkoi aryen gazetares, se përse nuk ka vendosur maskën, ndërsa ajo i tha që e ka harruar nga nxitimi, mirëpo Rama e shtyu në formë urdhëruese duke i thënë të shkojë ta marrë. Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetarja në fjalë, ku tha se mund t’i ketë detyrim shtetit një gjobë, por kryeministri sipas saj me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë. Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën. Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën. Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm. Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu