Enkileda Carja nga Elbasani vetëm 15 vjeçe por ia ka dal të bej krenar një komb!

0

Enkileda Carja është padyshim krenaria e qytetit të Elbasani dhe ylli në ngritje i sportit të Peshëngritjes Shqiptare. Kjo sportiste që sot është vetëm 15 vjeçe tregon se pasionin për këtë sport i lindi duke parë motrën e saj më të rritur e cila gjithashtu është peshëngritës.

Që në moshën 9-vjeçare Enkileda do të fillonte stërvitjen intensive dhe do të bëhej pjesë e grupit të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit. Falë punës së palodhur dhe stërvitjes çdo ditë ajo ia arriti që të shpallej e 3-ta në botë vetëm pak ditë më parë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes U 17 të zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Ajo thotë se pavarësisht se në fillim ka ndjerë një paragjykim për shkak se ky sport konsiderohet si sport burrash kjo nuk e ka ndalur të zhvillojë talentin e saj dhe ta mendojë si një profesion Peshëngritjen.

Vitet e fundit sporti i peshëngritjes ka njohur një interest të madh sa i takon femrave. Englantina Çuni trajneria e Enkiledës thotë se ajo është ndër vajzat më të talentuar që ka stërvitur dhe se arritjet e saj do të vijojnë të na bëjnë krenar siç ndodhi në kampionatin botëror.

Enkileda “vajza e artë” e Elbasanit premton një të ardhme të ndritur në këtë sport . Ajo ka nevojë vetëm për pak mbështetje dhe dashuri nga të gjithë për të skalitur emrin e saj në preludën e sportistëve botëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu