Entuziazëm i jashtëzakonshëm, Fabregas prezantohet në Itali, ‘shënjestron’ Buffon: Dua t’i shënoj!

0

Një hero i ri sapo është vendosur në brigjet e liqenit. Como njoftoi firmën me Cesc Fabregas. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën në pronësi të familjes Hartono.

Një hero i ri sapo është vendosur në brigjet e liqenit. Como njoftoi firmën me Cesc Fabregas. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën në pronësi të familjes Hartono. Mesfushori spanjoll ka firmosur për dy vite me ekipin lombard.

Në moshën 35-vjeçare, spanjolli sjell përvojë dhe ‘brum’ kampioni: Kupa e Botës 2010 dhe dy Kampionatet Europiane në 2008 dhe 2012, të fituara me fanellën e Spanjës, shkëlqejnë në vitrinë. “Unë vij me të njëjtën ambicie si gjithmonë”, tha ish-lojtari i Arsenal, Chelsea-t, Barcelonës dhe Monaco-s.

“Dua ta kthej klubin atje ku e meriton, në Serie A. “Unë i kam shënuar dy gola Buffon-it në karrierën time, dua t’i shënoj sërish. Seria B është një kampionat me cilësi, madje edhe skuadrat e rënë janë të forta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu