TURQI- Një epokë e re po nis në marrëdhëniet historikisht të trazuara midis Greqisë dhe Turiqë. Mediat greke shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të shkojë në Athinë në 7 dhjetor me rastin e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi. Për ekspertët ndërkombëtar, madje është e paprecedentë që brenda pesë muajve do të zhvillohet takimi i tretë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan.
Për drejtorin e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Universitetit Panteion, Konstantinos Filis, kjo është dinamikë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Siç thotë Filis, në Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit, të cilit do t’i jepet karakter dhe ton komunikues nga pala turke, Erdogan vjen me një delegacion shumë të madh, me nëntë ministra, me një delegacion me shumë partnerë.
“Po, është e rëndësishme dhe pozitive, por unë e kuptoj që pala turke dëshiron ta komunikojë në atë mënyrë që të tregojë se marrëdhëniet me Greqinë tani kanë hyrë në një fazë të re, e cila natyrisht për të qenë në gjendje ta mbështesë atë, Duhet të shohim edhe veprime nga ana e Turqisë që kanë të bëjnë me mospajtueshmërinë e saj dhe me axhendën hegjemoniste që ka shpalosur kundër Greqisë në periudhën e kaluar”, thekson ai.
Sipas Filis, janë disa arsyet që çuan në ndryshimin e qëndrimit të Ankarasë, ekonomia, dhe kjo e fundit e detyroi Erdogan të tregohet me pajtues dhe më komunikues, e si rrjedhojë I duhet t’i tregojë edhe perëndimit me të cilin ka marrëdhënie të këqija, se mund tja arrijë të ketë marrëdhnie të mira me një vend që është anëtare e BE-së. E rëndësishme, sipas eskpertit, është që edhe pse dy vendet nuk mund t’i zgjidhin dot mosmarrëveshjet, të paktën të dinë t’i menaxhojnë ato.