Presidenti turk Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ku dy liderët kanë diskutuar për luftën në Gaza.
“Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi historike për të arritur armëpushimin në Gaza”, i tha Erdogan gjatē bisedës telefonike Joe Biden.
Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Zyra e Presidentit turk bëri me dije se ai sugjeroi se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqnin mbështetjen e tyre të për Izraelin.
Sipas tij sulmet e Izraelit mund të kenë pasoja negative globale.
Erdogan kohët e fundit ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të përballet në gjyq për krime lufte, duke e përshkruar atë si “kasapin e Gazës”.