Erdogan tha se do mbarojë para zgjedhjeve

0

Sot është dita e 57 e punimeve në Spitalin e ri Rajonal Memorial të Fierit, spital që po ndërtohet nga miqtë turq, pas zotimit të presidentit Erdogan i cili i tha Ramës se do ta ketë gati para zgjedhjeve.

Pamjet me dron tregojnë të gjithë strukturën e jashtme të spitalit, që thuajse është në mbarim dhe mund të kenë mbetur vetëm disa detaje të vogla.

Godina është e sheshtë një-katëshe, pa strukturë të lartë dhe në një hapësirë të gjerë. Kollonat e spitalit janë anti-sizmike, të afta të përballojnë edhe tërmetet më të forta.

Deri në përfundimin e plotë të Spitalit sipas premtimit të Erdogan, kanë mbetur edhe gjashtë javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu