Fotoja e Grida Dumës me mikrofonin në gojë, analisti nuk përmbahet ndaj Ramës

0

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama vuri përballë kandidatët e partisë së tij me ata të opozitës, duke bërë komente që janë lexuar si fyese dhe denigruese.

Ndër më të diskutuarit ka qenë komenti për politikanen Grida Duma, për të cilën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para.

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në edicionin e lajmeve në “MCN TV” e cilësoi komentin e Ramës sit ë papranueshëm dhe seksist.

“Nuk mund të përdorë çdo mënyrë. Çdo shoqëri ka një standart të caktuar, mua një gjë më bëri përshtypje seksismi ndaj Grida Dumës. Fakti që Rama mbahet si njerëzit më të hapur të shkonte deri në ato nivele seksizmi. Të tjerat duke marrë parasysh standartin shqiptar nuk do t’i merrja si fyese. Ai ka qenë viktimë e këtyre gjërave dhe kjo është një nga arsyet pse nuk duhet ta bëjë. Kjo ndaj Dumës ishte e papranueshme, seksiste”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu