Erdogan takohet sot me Putin në Soçi, marrëveshja e grurit dhe lufta në Ukrainë, ja si 2 presidentët do tentojnë zgjidhjen e krizave

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan është do të vizitojë sot Rusinë ku do të takohet me homologun e tij Vladimir Putin. Takimi mes tyre do të zhvillohet në Soçi në Rusnë jugperëndimore dhe ka si qëllim arritjen e një marrëveshjeje për eksportimin e grurit nëpërmjet Detit të Zi gjatë vjeshtës.

Ky është takimi i parë mes dy presidentëve që nga tetori i vitit 2022. Erdogan është nga liderët e vetëm të bllokut të NATO-s që ka kontakte me presidentin rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ky takim vjen në një kohë kur Ruisa po përpiqet të frenojë një kundërofensvië ukrainase në frontin jugor.

Kreu i shtetit turk shpreson që të arrijë një marrëveshje për eksportimin e grurit e cila më pas mund të jetë një trampolinë për negociatat e paqes mes Kievit dhe i Moskës.

Putin më herët vendosi reduktimin e pagesave turke ndaj gazit rus, çka ndihmoi në zbutjen e krizës ekonomike në Turqi. Kjo u bë shkak që Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale në maj, pasi kriza ekonomike i rrezikonte pushtetin dhe në njëfarë mënyrë Putin e ndihmoi homologun në kapërcimin e vështirësisë ekonomike.

Nga ana tjetër Erdogan ka refuzuar të sanksionojë Rusinë, siç kanë bërë partnerët perëndimorë. Kështu presidentët do shfrytëzojnë partneritetin e mirë mes dy vendeve për arritjen e marrëveshjeve që mund të zgjidhin ngërçet në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu