Po ktheheshin nga dasma/ Makina del nga rruga në aksin Sarandë – Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne ku një 35-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se viktima është identifikuar si Adriana Prendi, e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Burime bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit. Sakaq i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj Gëzim Prendi dhe nje shtetas tjeter, qe nodhet jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi i policise:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu