Ermal Mamaqi mesazh mbështetës për Heidin në BBV3, reagon keq Jul Deda: I ngeli hatri me një humor, është sjellë keq

0

Banorët e Big Brother VIP 3 mbrëmjen e djeshme kanë lexuar mesazhe të ndryshme në “Big Love” që i vinin nga fansat dhe miqtë.

Ermal Mamaqi ka zgjedhur t’i dërgonte një mesazh Heidit, ku e komplimentin për humorin që ka dhe se tregon mbështetjen e tij për të.

“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, kishte shkruar Ermali.

Por kjo mesa duket nuk u prit aspak mirë nga Jul Deda i cili ka qenë një mik i afërt me Mamaqin. Teksa po fliste me banorët e tjerë, Juli tha se Ermalit i ka mbetur hatri me një humor të tij që është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

“Unë kam bërë një humor publik, i cili u bë shumë viral në “Instagram-in tim, që nuk kishte lidhje direkte me Ermalin por me të gjithë atë grupin që filloi duke bërë mentorin etj, etj. Bëra një humor, në gjithë botën bëhet humor me çdo gjë, është bërë me Papën humor. E asnjë nuk e ka marrë për keq. Ky zotëria e mori për ters dhe më shkroi ‘nuk e prisja prej teje…’. edhe unë i thashë, e ke në terezi ti vëlla, vazhdo’”, tha Juli.

Aktori shprehet më pas se me Gentian Zelenajn është sjellë shumë keq dhe nuk kanë komunikim fare.

“Pastaj me Gentin është sjellë shumë keq, nuk ta them arsyen, nuk ka komunikim fare. Kam tentuar që të bëhemi bashkë të 3, për të bërë një gjë për 10-vjetorin tonë, tani kemi 20-vjetorin e grupit. Kam tentuar ti bëj bashkë, të bëjmë një recital, një gjë tonën”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu