Rikthehet ISIS në botën e futbollit, kërcënohen dy qytetet gjermane për Euro 2024

0

“Zëri i Khorasan”,revista propogandistike e Isis, duket se është kthyer të kërcënojë për sulme të mundshme në Gjermani gjatë Europianit të ardhshëm.

Siç raporton e përditshmja gjermane “Welt”, numri aktual i revistës, prezanton një fotomontazh në të gjithë faqen, që ka të bëjë me eventin e madh sportiv të kësaj vere.

Imazhi tregon qiellin sipër një stadiumi teksa në imazh shfaqen edhe emrat e qyteteve si Berlini, Mynihu e madje dhe Dortmundi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë, sipër frazës, “Tani shëno golin e fundit”.

Ky formulim sipas ‘Welt’, mund të kuptohet si një apel për sulme në qytetet ku do të zhvillohen disa ndeshje të turneut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu