Ermal Metës i grabisin shtëpinë, këngëtari ka një këshillë për hajdutët

0

Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà, u përballën me një skenë të pakëndshme, dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Fortuna Marie. Çifti është përballur me ndërhyrjen e hajdutëve në shtëpinë e tyre në Itali.

Përmes një story në Instagram, kantautori ka ndarë ngjarjen me ndjekësit e tij, duke treguar derën e shtëpisë së shkatërruar nga kriminelët. Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim, por edhe me ironi ku shkruan: Më thyen derën vetëm për të vjedhur një gjerdan të vogël. Nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu