Ermali dhe Ami e mbajtën premtimin,shkojnë në pushime me dy të rinjtë që surprizuan në “Dua të të bëj të lumtur”

0

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ishin të ftuar pak javë më parë në emision “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar dy fëmijë, që kishin mbetur jetim. Prindërit e tyre ndërruan jetë në një kohë shumë të shkurtër njëri pas tjetrit dhe Ilirit e Anitës ju ndryshoi totalisht jeta pas kësaj humbje të madhe.

Ermali dhe Amarda u prekën nga historia e tyre dhe i ftuan dy të rinjtë t’ju bashkohen në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë. Çifti e mbajti fjalën dhe sot Ermali ka ndarë në rrjete sociale disa foto me Amardën, Anitën dhe Ilirin. Ata kanë udhëtuar të gjithë bashkë në Kolashin dhe duket se e kanë shijuar shumë këtë moment bashkë.

“3 ditë të bukura që na bënë të gjithëve të lumtur. Faleminderit Ilir dhe Anita për këtë kohë së bashku me familjen dhe miqtë tanë. 2 të rinj special që jeta i përballi me një sfidë të jashtëzakoshme, vendosën të mos dorëzohen por të përballojnë jetën… Do i shikoni në majë të suksesit shumë shpejt. @arbanao Bekime për kontributin që jep në mundësimin e lumturisë së njerëzve”, ka shkruar Ermali përkrah fotove.

Nuk ka munguar as komenti i Arbanës, që është shprehur shumë e lumtur që Ermali dhe Ami e mbajtën fjalën.

Ju dua”, ka komenuar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu