Erti Biturku , ja pse është “imazhi” i Kombëtares Shqiptare

0

Këtë paradite në resortin “Tropikal”, ku trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët e përzgjedhur prej tij dhe po përgatitet për ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Çekisë, ka patur një “mysafir” special.

Bëhet fjalë për berberin fatsjellës kavajs Erti Biturku nuk e ka harruar zakonin, dhe ashtu si edhe herët e tjera, ka qenë në mjediset ku janë grumbulluar futbollistët e Kombëtares, për t’u dhënë atyre mundësinë që në miqësoren e Kardifit më 5 qershor dhe atë të Pragës tri ditë më pas, të dalin në fushën e blertë me një “look” të ri.

Natyrisht, i pari në duart e tij, në atë mjedis të improvizuar si “sallon bukurie” ka hyrë tjajneri i Kombëtares, Edi Reja, për t’u ulur pas tij pastaj edhe futbollistë të tjerë me radhë…

Sic shihen edhe nga fotot e siguruara nga Infowebtv berberi Erti Biturku është i preferuari i futbollistëve së Kombëtares Shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu