Ervin Bushati ngjit shkallët e Kuvendit në të fundit herë si deputet

0

 

Kreu i PS-së për Tiranën Ervin Bushati nga shtatori nuk do ti ngjisë më shkallët e Kuvendit si deputet, e megjithatë thotë se është krenar për fitoren e mandatit të tretë nga partia që drejtohet nga Edi Rama.

Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet jashtë Kuvendit, Bushati tha se nuk kishte punuar asnjë ditë për numrin personal, dhe sipas tij PS në Tiranë ka marrë 19 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

“PS arriti që të marrë një mandat të tretë dhe kjo është historike, në Tiranë ne kemi marrë 19 mijë vota më shumë, dhe unë jam krenar për këtë. Mendoj se kemi kapur një rezultat shumë të mirë, ne ishim të sigurt që do të merrnim një mandat të tretë me 74 deputetë. Unë kam qenë 100% i fokusuar te fitorja e PSsë, dhe kam bërë fushatë për numrin 12.

Ne treguam që meritojmë një mandat të tretë, kur je në përballje me kundërshtarët ka vend beteje dhe vend zjarri. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik modest, për mua PS ka dhënë shumë, dhe më vjen mirë që të kem bërë një akt sadopak mohues për veten. Ne kemi anëtarësuar dhe kemi ngritur qendra të reja anembanë Tiranë, PS është forca më e madhe në Shqipëri.

Ne morëm 74 mandate, ajo që dua të vlerësoj është puna e çdo socialisti në Tiranë, me më shumë fokus ne mund të kishim marrë dhe 20 mandate. Marr akoma telefonata nga qytetarët, që ia kanë dhënë personave në listë të pasigurt votën, mendoj se sistemi nuk ishte i studiuar qartë. Shifra e 19 mijë votave më shumë më bën të ndihem krenar, PD arriti që të shkrinte LSI-në dhe mori më shumë vota, në krahasim me 4 vite më parë.

Nuk jemi në politikë për të na ardhur mirë apo keq, secili me të vetën ka kontribuar, fitorja e PS-së është dhe fitorja ime, në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë apo njësoj se të tjerët, beteja jonë ishte me opozitën”, u shpreh Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu