I dolën para me sqepar, zbulohet shuma e parave që i morën motoristit që transportonte valutën, dëshmia e tij

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi mëngjesn e sotëm në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar dhe më pas i kanë marrë paratë një 55-vjeçari që transportonte valutë. Burime bëjnë me dije se shuma e parave që është marrë kap shifrën e 30 milionë lekëve të vjetra, ndërkohë që është zbardhur dhe dëshmia e motoristit, që u grabit.

55-vjeçari Qani Zili Lani është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka deklaruar: “Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja.”

Policia pritet të marrë në pyetje pronarin e exchange për të zbuluar shifrën e saktë të parave që ka pasur me vete 55-vjeçari në momentin e grabitjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu