“Është ëndrra ime, nuk e kam fshehur kurrë”, Xavi gati për të drejtuar Barçën

0

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez shikohet si pasuesi i mundshëm i Renald Koeman në pankinën e katalanazve.

Zëra të tillë nuk i kundërshton as vetë ish-lojtari i Barçës. Xavi shpreh haptash dëshirën për të qenë në krye të skuadrës, duke iu dërguar një mesazh drejtuesve të Barcelonës se është gati të pranojë një ofertë të tillë.

‘’Ideja ime është të drejtoj Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, është qëllimi dhe ëndrra ime, nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam i lumtur te Al-Sad dhe jam shumë krenar për këtë.

Nëse vjen ndonjë ofertë, do ta vlerësoj dhe më pas do përpiqem të vendos, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi legjenda e Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu