Shpejtësi jashtë normave të lejuara, hiqen 94 patenta, pranga 6 shoferëve

0
POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Policia rrugore vijon aksionin e saj të monitorimit dhe të kontrolleve të sigurisë rrugore në rrugë duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të këtyre kontrolleve janë arrestuar 6 shoferë, janë pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar 540 drejtues mjetesh.

Ndërkohë policia bën thirrje që gjatë fundjavës do të intensifikohen kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 985 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu