Bardhi ishte një ndër emrat e konfirmuar si banorët e BBV3, mirëpo duket këngëtari nuk do të jetë pjesë e këtij kasti që fillon sonte.
Thuhet se Bardhi është “penalizuar” nga produksioni duke i hequr mundësinë e konkurimit, pasi këngëtari konfirmoi hyrjen e tij në BBV në një nga koncertet e tij, duke u shprehur se po kërkonte që tani mbështetjen dhe votat e publikut.
Kjo gjë bie ndesh me rregulloren e spektaklit, ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre pa nisur ende BBV,e aq më tepër të bëjnë “fushata” për grumbullim votash.
Por vet Bardhi ka bërë disa reagime në Instagramin e tij ku së pari ka shprehur mbështetjen për Meriton Mjekiqin dhe më pas ka publikuar një post ku paralajmëron për një super hit në verë ku dhe pritet të mbarojë sezioni i BBV3.