Është zyrtare/ Armando Sadiku nënshkruan me ekipin spanjoll

0

Armando Sadiku nënshkruan me ekipin spanjoll.

Pas 6 muajsh, futbollisti shqiptar i jep lamtumirën Bolivar në Bolivi

Ai tashmë është zyrtarizuar në ekipin spanjoll, Las Palmas.

Aktualisht ky ekip luan në kategorinë e dytë spanjolle. Sot, Las Palmas bëri të ditur se kishte nisur bashkëpunimin me sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, por prezantimi i tij dhe firma në kontratën njëvjeçare do të bëhej vetëm të hënën, pasi ai të kalonte testet mjekësore.

Kjo është eksperienca e tretë e Sadikut në futbollin spanjoll ku më parë ka veshur fanellën e Levantes dhe të Malagas. Me këtë të dytin ishte shpërthimi i tij, pasi shënoi 13 gola e dha një asist në sezonin 2019-2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu