Laçi arrin kualifikimin historik

0

Laç kalon në fazën tjetër të eleminatoreve.

Laçi zhvillon një tjetër ndeshje të madhe ndaj Universitatea Craiova, e mbyll në barazim pa gola duelin e kthimit të raundit të dytë të Conference League dhe siguron një kualifikim historik falë fitores 1-0 në “Elbasan Arena” një javë më parë.

Duel i bukur, i fortë dhe plot raste u zhvillua sonte në Craiova të Rumanisë, aty ku bardhezinjtë e Shpëtim Duros ia dolën ta mbajnë portën të paprekur. Rastet nuk munguan as nga Laçi, që iu afrua golit në disa raste me Malotën, Mazrekajn dhe Guindo.

Fantastik portieri Alen Sherri në pjesën e parë, teksa vendasit goditën edhe shtyllën në minutat e fundit. Përfundimisht 0-0 dhe ekipi kurbinas në raundin e tretë të Conference League.

Kurrë nuk kishte shkuar kaq larg në kompeticionet evropiane, me Laçin që nuk pësoi asnjë gol në dy takimet ndaj nënkampionëve të Rumanisë (fituan edhe Kupën e Superkupën). Rivali i ardhshëm i Laçit janë belgët e Anderlecht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu