Euro 2020, Draghi kërkon që finalja t’i hiqet Londrës e të luhet në Romë

0

Finalja e Euro2020, që është parashikuar që të luhet më 11 korrik në Wembley po politizohet gjithnjë e më shumë, pas publikimit të “The Times” që hodhi bombën se UEFA po mendon ndryshimin e stadiumit.

Shkak për këtë vendim, sipas “The Times” ishte refuzimi i autoriteteve britanike për të përjashtuar nga detyrimi i karantinës 2500 tifozët VIP që kanë prenotuar biletën për këtë finale.

Tashmë, ideja e ndryshimit të stadiumit nuk hidhet nga UEFA, por nga politika dhe ai është Kryeministri italian, Mario Draghi, që në mënyrë indirekte e përfshiu stadiumin e Romës mes stadiumeve pretendente se ku mund të luhet kjo finale.

“Finalja nuk mund të luhet në një vend ku infeksionet e reja janë duke u rritur me shpejtësi”, tha Draghi gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo fjali ishte përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për një transferim të mundshëm të finales së europianit nga Londra në Romë.

Përgjigja e UEFA-s nuk vonoi.

“UEFA, federata dhe autoritetet angleze po punojnë ngushtë për të garantuar organizimin e suksesshëm të gjysmëfinaleve dhe finaleve të Euro 2020 në Wembley. Nuk ka asnjë plan për të ndryshuar stadiumet”, tha UEFA përmes një deklarate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu