“Europa është këtu” Soreca përqafon 2 të moshuarit: Më mirë s’ka, por pensionistët i kanë lënë përtokë

0

KORÇË- Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Sorece, është takuar gjatë një evenimenti me disa të moshuar.

Ajo që vihet re në videon e siguruar nga gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj, Soreca shihet teksa i përqafon të moshuarit.

Edhe pse dy të moshuarit nuk dinë të komunikojnë në anglisht me Sorecën, ata dëgjohen t’i thonë se pse nuk na pranon Europa.

Ndërkohë Soreca u kthehet në shqip duke u thënë se “Eruopa është këtu në Shqipëri”.

Ndërkohë i moshuari tjetër dëgjohet t’i drejtohet Sorecës se gjendja është e mirë në Shqipëri por megjithatë ai ka ankesë për pensionistët që sipas tij janë lënë pas dore.

Biseda:

I moshuari: Dëgjo, dëgjo. Jemi Europë.

Soreca: Europa është këtu.

I moshuari: Pse nuk na pranon Europa.

Soreca: Këtu është Europa.

I moshuari: Më mirë se kaq s’ka ku të vejë. Vetëm për ne pensionistët na kanë lënë në tokë fare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu