Eurostat: Veriu i Shqipërisë i varfër por me më shumë makina se jugu e qendra

0

Edhe pse Veriu i Shqipërisë është statistikisht më i varfër se pjesa tjetër e vendit, për numrin e makinave në qarkullim nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat për shkallën e motorizimit sipas rajoneve të Europës për vitin 2022, Veriu i Shqipërisë ka më shumë makina. Të dhënat tregojnë se në Veri shkalla e motorizimit është 260 automjete për një mijë banorë, më e larta në vend.

Ndërkohë që në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1000 banorë dhe në jug ka 212 mjete për një mijë banorë.

Krahasuar me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria ka shkallën e tretë më të ulët të motorizimit në Europë. Në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, në Kosovë (182 automjete për vitin 2021) dhe në Turqi (169).

Nga ana tjetër në BE, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1000 banorë në BE ishte 560.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu