“Eurovision 2023” nuk do të mbahet në Kiev, nisin bisedimet me shtetin e njohur

0

Ukraina nuk do të presë Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Ishte shpresuar se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës.

Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i Eurovizionit ka vendosur  “me keqardhje të thellë” se kjo nuk mund të realizohej.

Sipas rregullave, organizatorët tani do të hyjnë në diskutime me Britaninë e Madhe, fituesen e vendtit të dytë për të pritur ngjarjen vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që Ukraina u përfaqësua në këtë festival me grupin Orkestra Kalush,të cilët fituan vendin e parë me këngën e tyre ‘Stefania’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu