HABIT dedektivja: Vajzat shqiptare lidhen me burra në moshë të madhe

0

Dedektivja private, Shkënda Lili, ka treguar se vajzat shqiptare frenkuentohen me burra më të mëdhenj në moshë.

Gjithashtu ajo tha se janë të shumtë ata prindër të cilët kërkojnë të zbulojnë se ccfarë bëjnë fëmijët e tyre, konkretisht djemtë pasi kanë frikë mos ndoshta ata janë përdorues të lëndëve narkotike.

“Ne operojmë vetëm në ambientet publike, nuk futemi në dhomën e dikujt, në dhomën e hotelit dhe në zyra. Përgjegjësinë e mban klienti. Asgjë nuk bëhet pa një kontratë të nënshkruar. Përveç tradhtive ka shumë prindër që vijnë për të na kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre. Më të shumta janë rastet e prindërve që vijnë për djemtë, pasi dyshojnë se mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si agjentë shikojmë jashtë ambientit të shkollës. Kur fëmija nuk shkon në shtëpi kur del nga shkolla.

Ndërsa për sa i përket vajzave prindërit drejtohen te ne, kur ato ndryshojnë sjellje, stil dhe bëhen agresive. Aty prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon mirë. Te vajzat problemi kryesor është lidhja me meshkujt më të mëdhenj se vetja,” tha detektivja në Abc Live.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu