Evakuohen civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol

0

Gra, fëmijë dhe të gjithë të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.

Mediat e huaja shkruajnë se operacioni i shpëtimit nisi një javë më parë i koordinuar nga OKB dhe kryqi i Kuq, të cilët ende nuk e kanë konfirmuar përfundimin e tij.

Forcat ukrainase po qëndronin në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që është nën kontrollin rus.

Rusia kishte mbajtur të rrethuar fabrikën me javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.

Vendndodhja e të evakuuarve nuk dihet ende, por zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se kjo pjesë e operacionit humanitar tashmë ka përfunduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu