Evis Kushi për mësimin online: Pushimet dimërore do të jenë me të gjata

0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se Ministria e Arsimit është në komunikim të ngushtë me Komitetin Teknik për vijimësinë e zhvillimit të mësimit.

Ministrja Kushi deklaroi se këtë viti pushimet dimërore do të jetë me një afat me të gjatë. Kushi sqaroi se ende nuk është marrë vendimi, ndërsa dha dy data të vlerësuara si më të përafërta për nisjen e fillimit të shkollës pas pushimeve, kryesisht data 11 dhe 18 janar

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.

Po ashtu ajo theksoi se efikasiteti i mësimit online nuk është i njëjtë me mësimin fizik, por Kushi theksoi se për të parandaluar përhapjen e Covid-19 u mor vendimi për procesin e mësimit online dhe të alternuar.

Më herët Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi për ABC se kishte në shqyrtim variantet për afrimin e orës policore dhe zgjatjen e pushimeve dimërore për kopshtet dhe shkollat.

Ndërsa shefja e Survejancës dhe Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, apelon për të festuar në familje pasi thotë se koronavirusi në vend po vijon përhapjen me intensitet të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu