Facebook dhe Twitter i mbyllën adresat, Trump i bën gjëmën rrjeteve sociale

0

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump pritet që të mbajë sot një konferencë për shtyp, ku do të bëjë me dije se, do të fillojë një proces gjyqësor ndaj pronarëve të Twitter dhe Facebook, Jack Dorsey dhe Mark Zuckerberg, pasi i ndaluan përdorimin e rrjeteve sociale.

Paditë thuhet se do të përqendrohen në atë që Trump pretendon se është një model paragjykimi ndaj mbështetësve të tij në rrjetet sociale.

Trump u ndalua nga Facebook dhe Twitter pas sulmit në Capitol në fillim të këtij viti, me arsyetimin se nxiti protesta të dhunshme për mos certifikimin e zgjedhjeve për president.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu