Fadil Nasufi: Beteja jonë nuk janë kundërshtarët politikë, por problemet rrënjësore të qytetit

0

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi i ftuar në ‘FaxNews’, në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ka folur mbi aspiratat e tij nëse do të fitojë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Nasufi është shprehur se Berati për vite me radhë është përdorur si një trevë për gjobë politike, pasi partitë që fitojnë ia lënë në dorë qytetin partive në koalicion.

“E vërteta është që prej 91-it kam qënë pjesë e PS-së. Kjo së bashku me një fushatë pjesore në Dimal, është fushata e 20 elektorale që marr pjesë, duke qënë edhe kandidat.

Padyshim që unë kam gjithë ngarkesën që të jep përgjegjësia si kryetar bashkie dhe deputet. Por menduar në gjuhën politike, pushteti të jep edhe kostum, por unë gjykoj që ajo që kam bërë ndryshe në këtë qytet është që kam ndërtuar marrëdhënie të mirë me qytetarët. Nuk kam bërë diferencime poltiike në qytetin tim.

Ajo që unë dua të them është fakti se ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur nga PS nuk kanë krahasim nga partitë e tjera. Dua të them që Berati në gjithë tranzicionin politik ka qënë i harruar pa u mbështetur financiarisht, dua të them së dyti se është përdorur si trevë për të ushtruar gjobat politike.

Transformimi rrënjësor ka filluar kur erdhi në fuqi Partia Socialiste, por kulmi ka filluar kur bashkia ka kaluar në dorë të PS-së.

Beteja jonë nuk janë kundërshtarët politikë, por në vëmendje kemi problemet rrënjësore të bashkisë Berat, kur shumica e fshatrave kanë nevojë për ujë dhe rrugë të shtruara. Këto vështirësi vijnë nga një sistem i mëparshëm.

Atëherë, kërkesat që shtrojnë njerëzit janë kërkesa bazike, njerëzit janë të irrituar jo vetëm për arsyen e mosbërjes, por ja marrim shembull zonën e Velabisht që kërkojnë ujë të pijshëm, kërkesa tjetër në Duhanas që kanë nevojë për ujësjellësa dhe për rrugë. Më kryesorja janë problemet me rrugët.

Fermerët e Goriçanit janë kthyer në milioner nga puna që bëjnë, kjo është një nga pikat e forta që ka Berati, puna në agrobiznes.”, u shpreh Nasufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu